Federata e Futbollit të Kosovës po mbanë në këto momente mbledhje urgjente. Mbledhja është thirrur mbrëmë nga presidenti i FFK-së menjëherë pas humbjes me Bellorusinë.
Ademi është konsultuar me partnerët dhe komunitetin ekzekutiv të Federatës së Futbollit për vendimin e të ardhmes së trajnerit Giresse.
Ademi ka paralajmëruar reformë të thellë në FFK të cilat me shumë gjasë pritet të nisin me shkarkimin e Giresse.