Pas zhgënjimit Kosova kërkon fitoren e parë në Budapest, sot zhvillon edhe seancën e fundit stërvitore

Kosova do luajnë ndeshjen e katërt kualifikuese në kuadër të kualifikimeve për në Euro 2024. Kundërshtari i “Dardanëve” do të jetë Bjellorusia. Për shkak të luftës në mes Rusisë dhe Ukrainës ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Bjellorusisë është zhvendosur në Hungari.

Sonte me fillim nga ora 17:30 do të zhvillojnë seancën e fundit përpara ndeshjes, teksa në 17:00 flet Alain Giresse për këtë përballje.

Tri barazimet në tri ndeshjet e para, ndaj Izraelit, Andorrës dhe Rumanisë, kanë bërë që “Dardanët” t’i minimizojnë gjasat për kualifikim në EURO 2024 pasi renditen në vendin e katër në Grupin I me vetëm tri pikë, derisa dy vendet e para mbahen nga Zvicra me nëntë pikë dhe Rumania si e dyta me shtatë sosh.

Bjellorusia nga ana tjetër është ende pa asnjë fitore, derisa ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e zhvilluara në këtë grup. Ballafaqimi ndërmjet Bjellorusisë dhe Rumanisë do të zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Szusza Ferenc Stadion” në Budapest.