Giresse e gjen fajtorin për barazim, thotë se terreni ndikoi direkt në rezultat

Kosova nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në stadiumin Fadil Vokrri përballë Rumanisë duke komplikuar rrugëtimin në Grupin I në kualifikueset e Euro 2024. Pas ndeshjes, për SuperSport trajneri Allain Giresse, i cili theksoi se terreni i rënduar prej shiut në stadiumin Fadil Vokrri ndikoi që lojtarët e tij të mos finalizonin siç duhej aksionet.

“Terreni dhe fati ndikoi, në momentet e fundit mund të bënim më mirë. Por, terreni mbetet faktor kryesor në shkakun pse nuk gjetëm golin. Në fundin e lojës, Muriqi shpërdoroi edhe Rashica pati raste”.

“Nuk jam i sigurt nëse i kemi pasur pesë barazime radhazi, ka edhe lojtarë të tjerë që na shërbejnë, por ata po zgjedhin kombëtare të tjera. A i kemi humbur shpresat e kualifikimit? Përderisa na lejon matematika, ka gjithmonë një shans dhe nuk dorëzohemi”, u shpreh Giresse.