Pak protestues në Zveçan

Numër i vogël i protestuesve po qëndrojnë gjatë të mërkurës para Komunës së Zveçanit, raporton teve1.info

Gazetari që po e përcjell këtë protestë të mërkurën në komunat veriore, Fidan Zejnullahu, tha se gjendja është e qetë, derisa shihet një numër i vogël i qytetarëve të cilët po qëndrojnë nëpër tendat e vendosura gati tri javë më parë, kur edhe filloi protesta.

Të premten e 26 majit, qytetarë lokal serbë ishin tubuar në rrugët e tri komunave veriore me shumicë serbë në Kosovë: Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, duke protestuar në kundërshtim të fillimit të punës nga tre kryetarët e zgjedhur shqiptar nga zgjedhjet e 23 prillit 2023.

Disa ditë me radhë protestat ishin të dhunshme, duke i sulmuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të KFOR-it.