Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në kryeqytetin çek, Pragë. Albanian News, ka siguruar foto ekskluzive nga darka para finales së Conference League, të numrit një të futbollit kosovar, Ademi, së bashku me Presidentin e UEFA-së, Aleksander Çeferin. Fiorentina dhe West Ham United, është finalja e madhe e Conference League këtë sezon.
Ademi njihet për afërsinë e krijuar me drejtuesit e futbollit evropian e atij botëror, derisa në foton e më poshtme shihet edhe me Kryetarin e kryeqytetit çek.
‘Me kryetarin e Pragës, Bohuslav Svoboda. Një personalitet shumë miqësor e pozitiv, të cilin e falënderova për mikpritjen e ngrohtë dhe darkën në prag të finales së Conference League’, ka njoftuar Ademi.
Ndërkaq nga takimi me Çeferin, mbetët për tu kuptuar më vonë biseda e tyre.
Ademi është vazhdimisht i ftuar në ngjarjet më të rëndësishme të futbollit në kontinent dhe më gjërë, duke qenë ndër figurat më të respektuarat.