Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i FFK-së Agim Ademi ua kanë dorëzuar sot kupën klubit futbollistik Prishtina, shkruan kolonamefia.info
Statusi i plotë i Agim Ademit në Facebook:
Urime FC Prishtina????????????⚽️ ????????????
FC Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës, pasi në finale arriti fitore ndaj SC Gjilani, me rezultat 2:0.
Kësisoj, Prishtina i gëzohet Kupës pas tre vjetësh, duke e çuar në tetë numrin e trofeve të kësaj gare.
Përgëzoj FC Prishtina, tifozët “Plisat” dhe qytetarët e Prishtinës për këtë sukses dhe për atmosferën e krijuar.
Falënderoj “Skifterat” që ishin në numër të madh dhe i dhanë ngjyra spektakli kësaj finaleje, derisa futbollistëve të SC Gjilanit u dëshiroj më shumë fat në të ardhmen.
Falënderoj edhe stafin organizativ të FFK-së dhe të gjithë ata që kontribuuan për organizimin e shkëlqyeshëm të ndeshjes finale.
#BashkëPërFutbollin ????⚽????????????