Agim Ademi ndanë trofeun për Viva Fresh Liga e parë

Sot, së bashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Ismajl Ajeti, njëherësh kryetar i LRF të Prishtinës, kemi ndarë medaljet dhe trofeun e kampionit të Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi B për FC Fushë Kosova.

Në një atmosferë madhështore të krijuar nga tifozët “Pampurat”, Fushë Kosova festoi titullin e kampionit dhe inkuadrimin në Albi Mall Superligë.

Me këtë rast përgëzoj futbollistët, trajnerët, drejtuesit e klubit dhe të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës që pas 10 vjetësh, skuadra e tyre rikthehet në elitën e futbollit tonë.

Shpresoj që kjo skuadër me organizim të mirëfilltë do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të nivelit të Superligës.

Urime dhe ju priftë e mbara!