Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuar sot bordin e Shoqatës sē trajnerëve të Kosovës e cila udhëhiqet nga Ajet Shosholli.
Gjatë takimit është biseduar për ngritjen e nivelit tē futbollit kosovar, derisa Ademi këtë takim e ka cilësuar si kënaqesi të bisedosh me legjendat kosovare.
“Kënaqesi të jesh në mesin e legjendave ku secili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në periudha të ndryshme.
Është shumë e rëndesishme të punojmē së bashku për ta rritur nivelin e futbollit të Kosovës dhe për ta siguruar njē të ardhme të ndritur”, ka shkruar Ademi nē Facebook.