Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim kandidatët e PDK-së, për ktyeratër të komunave në veri të vendit përe zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen të dielen.
Krasniqi tha se në këtë takim u diskutua përr përgatitjet në lidhje me procesin dhe gatishmërinënë e kandidatëve për të marrë përgjegjësi udhëheqëse dhe për të qeverisur për të gjithë qytetarët pa dallim.
Në këtë takim diskutuam për përgatitjet në lidhje me këtë proces që do të mbahet të dielën, më 23 prill, dhe për gatishmërinë e kandidatëve të PDK-së për të marrë përgjegjësi udhëheqëse dhe për të qeverisur për të gjithë qytetarët, pa dallim, përkundër sfidave për shkak të tensioneve në këtë pjesë të vendit. Ata janë të vendosur që ta kryejnë punën e tyre me përkushtim të paepur dhe për këtë e kanë mbështetjen e plotë timen dhe të PDK-së.
Tutje i pari i PDK-së, ka ftuar qytetarët e Mitrovicës së Veriit të dalin në votime, teksa kërkuar nga Qeveria dhe institucionet përkatëse të sigurisë angazhim për mvarëvajtjen e rregullt të procesit.
“Ndonëse procesi i votimit do të organizohet kryesisht nëpër qendra alternative të votimit, ne ftojmë të gjithë qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës për një të ardhme më të mirë për vete dhe familjet e tyre.Po ashtu, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse të sigurisë, angazhim maksimal për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor”, tha tutje ai.
Ndryshe kandidatët e PDK-së, në këto zgjedhje janë; Taulant Kelmendin, kandidat për Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemin, kandidate për Leposaviq, Izmir Zeqirin, kandidat për Zubin Potok dhe Ilir Pecin, kandidat për Zveçan,/teve1,info./