Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku në emisionin Presing në T7 ka deklaruar se qështja e arrestimit të Agim Ademit nuk është pengesë për licencim.
Ai ka deklaruar se me herët kanë kërkuar një koment edhe nga UEFA e FIFA për qështjen e Agim Ademit dhe ata janë përgjigjur shumë qartë.
“Komenti i UEFA-së dhe FIFA-së ishte i qartë. Përderisa Ademi ka një aktakuzë të hapur dhe nuk ështe e mbyllur kjo nuk bie ndesh as me standartet etike të këtyre organizatave. Fundja licencimi është një llojë konsolidimi i integtitetit të Federatave për t’ju përshtat standarteve ndërkomebëtare. UEFA e FIFA janë ato që i përcaktojnë këto standarte. Tash Ademi është në hetime dhe nuk ka asnjë aktakuzë të hapur dhe nuk mund të thuhet se është i fajshëm”, ka thënë Çeku.