Pak orë na ndajnë nga përballja e dytë e Kosovës në kualifikimet për Euro 2024.
Dardanët janë nikoqir të Andorrës për takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova është aktualisht në vendin e tretë në Grupin I, me Zvicrën që është lider me tri sosh, po aq sa ka edhe Romania, Izraeli me një, ndërsa Andorra dhe Rumania ende pa pikë.
UEFA ka bërë një sondazh edhe për këtë sfidë, derisa ajo çfarë shihet aty është se Kosova cilësohet si favoritë me 84 për qind të votave.
Andorra në anën tjetër ka marrë vetëm 11 për qind të votave, duke i lënë kështu Dardanët si favoritë absolut për këtë duel.
Pesë për qind e votuese kanë parashikuar se ky duel do të jetë i barabartë.