Një veturë e tipit “Range Rover” e një kosovari u përdor nga autorët në rastin e vrasjes së rojës së Top Channel para dy ditësh në Tiranë.
Siç bëri me dije policia e Shqipërisë, kjo veturë rezulton e vjedhur më 10 korrik të vitit 2020 në fshatin Tale të Lezhës.
Ashtu siç bëhet me dije, vetura është vjedhur nga Ramadan Makolli.
“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, thuhet në komunikatën e policisë.
Në vitin 2020, në media ishin publikuar e vjedhjes së veturës luksoze në oborrin e hotelit ku po qëndronte Makolli.
I dëmtuari Makolli ka thënë ndërkaq se vetura i është vjedhur nga pronari i hotelit ku po qëndronte për pushime.