Nga konsumi i kokainës te abuzimet me tenderët, skandalet e kryetarit të Bashkisë së Bulqizës

SPAK bëri me dije se shkelja ka të bëjë me një tender me vlerë tre milionë euro për ndërtimin e ujësjellësit të Bulqizës, ku kryebashkiaku në bashkëpunim me nënkryetarin e bashkisë dhe nëntë zyrtarë të tjerë kanë shkelur barazinë në tenderë duke favorizuar një kompani pranë Allës.

Por emri i kryebashkiakut socialist të Bulqizës është përfolur edhe disa vite më parë pas publikimit të një videoje ku shihet duke konsumuar kokainë në ambientet e një lokal.

Alla në atë kohë e cilësoi videon të montuar në një kohë që SPAK nisi hetimet kryesisht pasi sekuestroi videon në fjalë.