FIFA suspendon dy Federata të Futbollit për shkak të ndërhyrjes së politikës në sport

Kongresi i FIFA-s në Kigali ka votuar për suspendimin e Federatës së Futbollit të Sri Lankës dhe asaj të Zimbabves. Shkak për përjashtimin e këtyre federatave është bërë ndërhyrja e politikës në sport. Në rastin e Sri Lankës, Ministria së Sportit e këtij shteti ka ndërhyrë në procesin e zgjedhjeve në federatë. Ndërsa në rastin e Zimbabves suspendimi ndodhi për shkak se qeveria ka hequr sekretarin e përgjithshëm të federatës dhe ka tentuar të vendosë një Këshillë të përkohëshëm për ta udhëhequr federatën. Kësisoj, FIFA ka reaguar menjëherë dhe ka ndërmarrë masat sanksionuese ndaj përzirjes së politikës në sport, duke i mbrojtur anëtarët e vet.FIFA është organizatë që udhëheq futbollin në nivel global dhe ka vendosur rregulla të rrepta për të mbrojtur pavarësinë e saj nga ndikimet politike. Kjo do të thotë që FIFA nuk lejon ndërhyrjen e politikës në sport në asnjë shtet dhe ka ndërmarë disa veprime për të siguruar këtë.

Në Statutin e FIFA-s, artikulli 3 thotë se: “Diskriminimi politik është i ndaluar në FIFA dhe në aktivitetet e saj”. Kjo do të thotë se FIFA nuk do të lejojë që ndonjë vend, organizatë apo person politik të ndikojë në vendimet e saj dhe të anëtarëve të saj e as të marrë pjesë në aktivitete futbolli në mënyrë të ndryshme nga rregullat e FIFA-s.

Edhe Kosova mund të rrezikojë një suspendim të tillë në rast se vazhdon zvarritja e procesit të licencimit të FFK-së nga MKRS.