Vërtetohet pafajësia e Agim Ademit

Zurich, Switzerland - JANUARY 19: Kosovo Football Federation President Agim Ademi during a meeting at HoF, Home of Football, on January 19, 2023 in Zurich, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham/FIFA)

Gjykata Themelore në Prishtinë, në rigjykim, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Agim Ademit, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Muharrem Rama, lidhur me akuzën për detyrim në bashkëkryerje.

Ademi dhe Rama akuzoheshin se në vitin 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar të dëmtuarin Dritëro Kadolli, duke i kërkuar të japë 30 mijë euro ose një “BMW X5”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve u shpall të mërkurën, nga gjykatësi i çështjes, Sabit Sadikaj.

Sipas aktgjykimit, nuk është provuar se dy të akuzuarit kanë kryer veprën penale që iu vihej në barrë.

Aktgjykimi u shpall në mungesë të të dyja palëve Ademi pasi mungoi edhe prokurorja Elza Bajrami.