Agim Ademi takohet me ambasadorin norvegjez, bisedojnë për të ardhemen e futbollit

Sot pata kënaqësinë të takoj Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Diskutuam për projektet e realizuara deri më tash në futbollin tonë dhe për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme në zhvillimin e futbollit të vajzave dhe grupmoshave të reja.

Ambasadori Grøndahl theksoi mbështetjen e tij për futbollin kosovar dhe shprehu dëshirën e tij që Kombëtarja jonë të kualifikohet në Kampionatin Evropian 2024. Bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe në të ardhmen.

???????????????????? ⚽️

#MeKosovënNëEvropian