Agim Ademi e Ramiz Lladrovci bisedojnë për futbollin dhe infrastrukturën sportive

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vizituar sot Drenasin me ç’rast është takuar me kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovcin.

Gjatë takimit është biseduar për infrastrukturën sportive në këtë Komunë dhe strategjinë për mbështetje sa më të mirë të klubeve dhe shkollave të futbollit në drenas.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Çështja e infrastrukturës së futbollit në Drenas, strategjia për mbështetjen e funksionimit sa më të mirë të klubeve dhe shkollave të futbollit në këtë komunë dhe përgatitja e Memorandumit të Bashkëpunimit ishin temë diskutimi në takimin e sotëm me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Duke pasur parasysh faktin se Lladrovci është përkrahës i madh i zhvillimit futbollit, tek ai gjeta mbështetjen e parezervë rreth çështjeve infrastrukturore të futbollit dhe për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen klubet e futbollit në këtë komunë.

Partneriteti me komunat është një mundësi shumë e mirë për të krijuar kushte sa më të mira për të rinjtë tanë, të cilët çdo ditë merren me aktivitetin e futbollit, prandaj si FFK synojmë që me secilën prej tyre të bashkëpunojmë në përmirësimin e mëtejmë të infrastrukturës.