Përveç ish-presidentit Hashim Thaçi, edhe ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli iu vazhdua nga Gjykata Speciale.
Vendimi i Speciales erdhi pikërisht në ditën kur Kosova po festonte 15-vjetorin e pavarësisë së saj, pra më 17 shkurt.
Sipas vendimit, arsyet për këtë vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë të njëjta; rreziku i ikjes, ndikimit në dëshmitarë e mundësia e arratisjes.
Ata, bashkë me dy ish-krerët e tjerët të UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgimin e Hagës, tash e dy vjet, si të akuzuar për krime lufte.