Tuesday, April 23, 2024
Home SPORT “Epoka” para dhe pas presidentit Agim Ademi në FFK!

“Epoka” para dhe pas presidentit Agim Ademi në FFK!

Zakonisht, kur përmenden fjalët “para dhe pas” duket të kemi parasyshë një vi të trashë ndarëse mes dy periudhave për të cilat po flasim, një zhvillim të madhë, një apo disa ngjarje që i kontribuojnë një dallimi të madhë mes dy periudhave. Meqë po flasim për sportin, le të marrim shembull “para dhe pas” futbollit, “para dhe pas” Peles, “para dhe pas” themelimit të Champions League, “para dhe pas” pavarësimit të futbollit nga Jugosllavia në Kosovë, por e ngjarje të tjera, të cilat metë vërtetë kanë brenda vetes dallime të mëdha mes “para dhe pas”.

Në rastin tonë, po flasim për Federatën e Futbollit të Kosovës, askush nuk e din se si e sa do të zhvillohej futbolli në Kosovë sikur të mos ndërronte jetë i ndjeri z. Fadil Vokrri, ish-president i FFK-së, i cili në këtë detyrë ishte derisa pushoi së jetuari. Ai kontribuoi padyshim në anëtarësimin e FFK-së në UEFA e FIFA bashkë me shokë, por, pas vdekjes së tijë ishte një dilemë e madhe se në cfarë drejtimi do të shkonte futbolli në vendin tonë, a është në duar të sigurta, a do të bëhet më mirë apo më keq e shumë dilema të tjera të cilat i kishin njerëzit e futbollit në atë periudhë.

Nuk ndodhi qudia, legjendën Vokrri e pasoi z. Agim Ademi, një veprimtarë e kontributorë i pashoq i futbollit që nga vitete e 80-ta, së pari si futbollist, e pastaj si donatorë në klubin të cilin e mbante madje edhe duke ndarë kafshatën nga familja e tij.

Përfaqësuesit e klubeve, njerëzit me të cilët kishte rrugëtuar prej gati dyzet vitesh në futboll e njihnin mirë, andaj edhe ia besuan levat e federatës, tashmë të pranuar në UEFA e FIFA, me shumë përgjegjësi, por edhe me mundësi zhvillimi. Ekzistonte frika nëse do të mund të përcillej ritmi e dinamika e zhvillimit të futbollit nëpër botë, e kjo frikë mbase po i jepte “ekstra poëer” z. Ademi që të punonte edhe më fort e edhe më me ngulm, duke i mrekulluar madje edhe njerëzit e UEFA e FIFA-s me tempon me të cilën po zhvillohej futbolli në Kosovë.

z. Ademi ishte i pafat në fakt, jo shumë pasi e mori detyrën, ndodhi pandemia Covid19 dhe futbolli, sikurse cdo pore e jetës po ndodheshin para kolapsit dhe dora e institucionit po kërkohej medoemos, këtu u shfaq padyshim z. Ademi, si një ish-pronar klubi që në shpirt e ndjente nevojë e klubeve për FFK-në, për institucionin dhe i befasoi të gjithë, sikur asnjë federatë në rajon e më gjërë, FFK me vendim të z. Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv vendosën që tu dalin në ndihmë jo vetëm klubeve, jo vetëm regjioneve, por edhe futbollistëve, u ndanë paga për futbollistët në kohra më të vështira, mesazh ky që po qohej nga Federata e Futbollit të Kosovës se jemi një, sukseset dhe vështirësit do t’i ndajmë së bashku.

Pastaj erdhën sukseset tjera që kontribuan pamatshëm në futbollin për vajzat, në zhvillimin e ligës së parë dhe të dytë, në zhvillimin e futbollit nëpër shkolla ku synohet të nxjerren talentët që në fillet e tyre, pastaj invesitmet që nuk po ndalen edhe nëpër fusha sportive në të gjitha rajonet e vendit, cka e dëshmon shtrirjen e plotë të dorës së federatës, një përvojë e paparë kjo në vendin tonë, pasi që e dijnë se gjithmonë ka pasur diferencime rajonale në vendin tonë, varësisht nga ka ardhur një udhëheqës institucioni, këtë nuk e kemi vërejtur deri sot tek z. Ademi.

Një tjetër zhvillim për të cilin mund të themi “para dhe pas” është qështja e sistemit VAR. Mund të themi para dhe prapa pasi që tashmë nuk ka agresivitet të futbollistëve apo organeve të klubeve ndaj referëve, kjo pasi që për secilin shqetësim të mundshëm mund ta shohin sistemin VAR, këtë e konfirmojnë edhe vetë futbollistët apo drejtuesit e klubeve, e këtë projekt, FFK e ka përmbyllur e para në rajon, për vetëm gjashtë muaj, madje ka ende disa shtete në rajonin tonë të cilat nuk e kanë përmbyllur këtë projekt.

Së fundi, është paralajmruar se vitin e ardhshëm do të ndodhë fillimi i ligës U21 për futbollin vendorë, kjo padyshim se do të jetë një zhvillim për të thënë “para dhe pas”, sepse besojmë se do t’i hap rrugë zhvillimit edhe më të madhë të futbollit në vendin tonë, duke e ditur se përfshirja nëpër gara, kompeticione e futbollistëve në moshë më të re, prodhon kualitet, prodhon energji e vullnet që të piqen më shumë kur vetëm ftohen nëpër ekipet e para gjegjëse.

Kjo, sigurisht se shpresojmë që të reflektojë edhe në prurjet e reja në kombëtaren e Kosovës, e cila veq ka filluar të përfshijë futbollist nga liga vendore, e kjo padyshim se një bashkëdyzim i punës se federatës duke krijuar kushte për klubet, por edhe i klubeve që si rezultat i plotësimit të kushteve, e rritin intenzitetin e angazhimit për të prodhuar talentë, të cilët, disa prej tyre veq kanë kompletuar tranferime nëpër liga të rëndësishme në Evropë, e kjo i fuqizon edhe financiarisht klubet.

Një tjetër projekt të cilin duket se FFK bashkë me z. Agim Ademi ia kanë vënë vetes kush, duket të jetë kualifikimi në evropianin e ardhshëm, thuhet se ekziston një konfidencë e plotë si brenda FFK-së, ashtu edhe tek futbollistët të cilët kanë besim se nuk kanë asnjë element mangut në raport me kombëtaret e grupit, duke besuar se kualifikimi do të ndodhë dhe përfundimisht, Kosova e vogël të shkëlqejë në “festivalin” më të madhë të futbollit të kombëtareve në Evropë.

E nëse kjo do të ndodhë, padyshim se secili pajtohet se do të ndodhë një “para dhe pas” kualifikimit,e kjo do të mbahet mend padyshim si kujtimi më i bukur pas një sakrifice të madhe të shumë gjeneratave futbollishtësh shqiptarë të Kosovës.
“Para dhe Pas” z. Agim Ademi, rezultat i punës apo fatit ju mbetet ta vlerësoni vetë, një gjë është e qartë, cdo gjë në jetë ka një “timon”, cdo gjë në jetë duhet të ketë një “timonier”.