Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës përkrah Agim Ademit

Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës, ka dal hapur në krah të Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi pas ‘sulmit’ nga komisioni për licencimin e FFK. Më posht e gjeni postimin e këtij institucioni.

Komunikatë për opinionin publik.

Të arriturat e Federatës së Futbollit Kosovës do të duhej të ishin parametra të cilat vihet ne peshore për ta vlerësuar punën e këtij institucioni si dhe kryetarit të saj z. Agim Ademi, fatkeqësisht kjo nuk po ndodh, përkundrazi.

Bordi i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës doemos dhe i detyruar është duke i përcjell këto zhvillime dashakeqëse e me ndikim negative tek opinion futbolldashës dhe futbolli në përgjithësi, si dhe me qëllim të korrektësisë dhe mos lejimit të prapavajtjes së proceseve të FFK-së njofton opinionin se Kuvendi i jashtëzakonshëm i thirrur me 27 janar 2023 me një rend të ditës ka për qëllim harmonizimin e statutit të FFK-së me atë të FIFA-së. Një kërkesë e kahmotshme e vet atyre që deri dje kishin autoparlantin në duar e tyre e me kërkesën të cilën FFK ka filluar ta zbatoj, ndërsa sot pa bazë juridike e aq më pak morale kërkojnë dorëheqjen e z. Ademi.
Është vet shtëpia më e madhe e futbollit të botë, FIFA e cila ka dhënë pëlqimin dhe licencimin e FFK-së, ndërsa individ të qarqeve të ndryshme, fatkeqësisht edhe institucionale, konkrretisht komisioni i MRKS-së ngrehin zërin deri në kërkesa absurde, për dorëheqje të kryetarit të shtëpisë drejtuese të futbollit të Kosovës. Bordi I LRFP-së si më I madhi në Kosovë, ua kujton individëve të tillë se FIFA dhe UEFA me ngulm, dhe në vazhdimësi gjithandej e pa dyshim edhe nga shteti ynë kërkon që politika dhe njerëzit e caktuar, ta lënë futbollin të rrjedh lirshëm dhe të zhvillohet pa ngulfatje. Politika jashtë futbollit.
Kërkesa për dorëheqje nga njerëzit e politikës, madje parapolitikës, për shkak të hetimeve ndaj kryetarit Ademi na shtynë të mendojmë se sa dorëheqje duhet të ndodhin në institucionet qeveritare po që se ky parameter mirret për bazë? Ligji përcakton qartë dhe thjesht asnjë vendim nuk mund të mirret derisa nuk ka një vendim të prerë nga gjykata kompetente.
Lidhja Rajonale e Futbollit e Prishtines ka marrë pjes aktive në harmonizimin e statutit duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat e sajë profesional dhe duke i dhene rekomandimet e veta profesionale pranë komisionit për hartimin e statutit dhe falenderon atë sepse ka hasur në mirkuptim të plotë në shumë çështje.

Ministria dhe të gjitha institucionet tjera duhet ta zgjatin dorën e ta ndihmojnë Federatën e Futbollit të Kosovës, ta ndihmojnë futbollin e të gjithë rreth tij, që së bashku të ecim tutje drejt suksesit e arritjeve të niveleve të larta evropiane, ta përmirësoj infrastrukturën, ngritjen administrative e profesionale e jo të jetë pengesë e prapavajtëse. Futbolli do të ngadhnjej.