Sikur në çdo sferë ku teknologjia dhe avancimet tjera e kanë bërë të veten, njëjtë ka ndodhur edhe në zhvillimet me futbollin, teknologji e re, rregulla të reja, të cilat kanë ndryshuar me kalimin e viteve nga qendra, nga UEFA e FIFA, të cilat kanë bërë ndryshime për ta bërë sa më të bukur futbollin, sportin më të dëshiruar në botë, avancime të cilave nuk ka pasur se si t’i shmanget as Federata e Futbollit të Kosovës, si derivat apo anëtare e UEFA-s.
Është pjesa e administratës apo e menaxherëve e trajnerëve të grupmoshave, puna e të cilëve shihet vetëm kur nuk bëhet mirë, pasi që kur gjithçka shkon mirë, nganjëherë mendojme se gjërat e kanë gjetur rrjedhën e vetë dhe shkojnë vetvetiu, e që në fakt nuk është kështu.
Në të vërtet aty janë persona kompetent, të ri e të reja të përgatitur profesionalisht por edhe të trajnuar çdo vit, të bërë ‘update’ me të rejat që kërkon FIFA e UEFA, me anë të seminarëve apo trajnimeve të ndryshme, aftësi këto që i përfitojnë për t’i pasur në shërbim të të gjithë sistemit të futbollit nën ombrellën e FFK-së, sikur klubeve, rajoneve ashtu edhe të direkt futbollistëve, saherë që kanë nevojë.
Alba Morina, udhëheqëse e Departamentit të Marketingut në FFK thotë se ndihet e privilegjuar që punon në një mjedis profesionistësh të fushës, por nuk ka lënë pa përmendur vështirësit që ka pasur në fillim për të ndjekur ritmin apo volumin e punëve që kërkon në aktivitet z. Ademi, nga bashkëpuntorët e tij.
së CFM në lidhje me menaxhimin e federatave”, ka përfunduar z. Sadiku.
Ajo cka do të duhej të nxirrej si përfundim është se FFK-në e presin punë të mëdha përpara, por, me punën e angazhimin e profesionistëve që janë në përbërje, asgjë nuk është e pamundur, siç është kampanja që është përfolur se do të fillojë së shpejti “Kosova në Evropian” e që komplet, secilin anëtarë të FFK-së do ta kërkojë në kulmin e detyrave, në mënyrë që ëndërrën e çdo kosovari ta bëjë realitet, duke e dërguar Kosovën në Evropian.