Agim Ademi, i fortë si hekuri karshi furtunave, sy me sy me Infantinon dhe takimin

Nga Kemajl Goca

Emri më i përfolur në vitin 2022 në sportin e Kosovës, është Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Emri i tij është lakuar në forma të ndryshme, herë nxehtë e herë ftohtë, herë me komplimente të mëdha brenda dhe jashtë vendit.

Është e kuptueshme, për faktin se kohën kur e ke pozitën e presidentit siç është Ademi në FFK, gjithmonë nuk ka vetëm diell për të, ndonjëherë përballesh me shi e herë – herë me vetëtima dhe me breshër të ashpër siç është përballur gjatë këtij viti!
Ajo që po e çudit më shumë, se ombrella e tij i rezistoi edhe breshërit të futbollit, që ishin goxha të shpeshta ndaj çatisë së FFK-së

Agim Ademi, vlerësohet i fortë si hekuri karshi furtunave dhe sy me sy me Infantinon në Prishtinë.

Image

Në Manchester, me presidenten e Federatës së Futbollit të Anglisë, Debbie Hewitt.

Përkundër furtunave, nuk i ndryshoi as në çehre dhe as flokët nuk iu thinjën, por mbeti sikur ai i vitit 2021!
Pengesën e madhe e kaloi në prill, ngadhënjeu me 43 vota, bindshëm në Kuvendin zgjedhor të FFK-së, e pati me vete komunitetin.

Image

Ceferin e Ademi

Pati shumë takime ndërkombëtare, me presidentin e UEFA-së, Aleksandlr Ceferin dhe Gianni Infatinon dhe shumë homologë të tjerë madje edhe me zonja evropiane që janë në federatat në ndonjë shtet evropian.

I dashur në skenën ndërkombëtare por i sulmuar nga serbët, sidomos kur u përmend se stadiumi 974 i Doha mund të vijë në Kosovë. Serbët e atakuan Ademin me lloj – lloj shkrimi. Ndërsa në Kosovë, shumica e komunitetit të futbollit e simpatizojnë jo për nga bukuria por për nga puna që po e bën dhe një luftëtar I pandalshëm në vijë të frontit sportiv me dikur miq e sot armiqtë e përbetuar të tij.

Një pjesë e vogël e urrejnë deri në palcë dhe as që duan të shohin Ademin.

Buzëqeshja e Ademit është e frikshme për rivalët sepse e dijnë sa herë që ai buzëqeshet ka një risi!

Image

Megjithatë, Ademi është krenar me ata që e simpatizojnë dhe e duartrokasin dhe edhe më i fortë ndihet me ata që e urrejnë!

Syzet i rrinë mirë si në kohën me diell si në kohën me shil, merakli në këmisha e në orë të shtrenjta, por në ushqim e ka pak merak supën dhe djathin e sharrit, kjo e fundit e bën pak me të çartur kur e sulmojnë armiqtë dhe ua kthen me të njëjtën monedhë.

Image

Infantino e Ademi

E veçanta apo kajmaku i vitit, ardhja e Gianno Infantino në Prishtinë, presidenti i FIFA-s.

Infantino dhe Ademi sy me sy, madje në një moment si në shaka u shty se kush e ka orën dhe syzet më të mira! Infantino u magjeps me mikpritjen në Prishtinë.

Agim Ademi, njeriu që po ballafaqohet me furtuna por i palëkundur për asnjë milimetër!