Barrikada kryesore që është vendosur në pikën kufitare në Rudare tash e 3 javë, kanë filluar të hiqen nga qytetarë serbë.
Mëngjesin e sotëm janë tërhequr edhe barrikadat që janë vendosur në pikën kufitare në Merdare, ku edhe kanë pamundësuar lëvizjen e lirë të mërgimtarëve.
Ndërsa në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut, mëngjesin e sotëm janë djegur dy kamionë, të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë.