Në njoftim thuhet se i burgosuri G.K është i akuzuar për veprën penale tentim i lehtë trupor.
Teksa thuhet se SHKK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe ka formuar komision hetimor për rrethanat e arratisjes.
“Shërbimi Korrektues i Kosoves njofton opinionin publik se sot gjatë përcjelljes për në Gjykatën Themelore në Gjakove/ Dega Malishevë, i burgosuri G.K i akuzuar për vepër penale lëndim i lehtë trupor, është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej.SHKK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosoves, gjykatën kompetente dhe ka formuar komision hetimor për rrethanat e arratisjes.”, thuhet në njoftim.
Kurse theksohet se ndaj tre zyrtarëve që kanë qenë në përcjellje është iniciuar procedura disiplinore, të njëjtit me vendim të komisionit disiplinor janë pezulluar nga puna.