Mbrëmjen e sotme, një grup prej rreth 30 personash serbë kanë bllokur pikën kufitare në Merdarë.
Bëhet fjalë për pjesën nga Kurshumlia në drejtim të pikës kufitare, afërsisht 2 kilometra larg kufirit.
IndeksOnline mëson se janë bërë 1 orë prej se mërgimtarët kanë mbetur të bllokuar dhe nuk po u lejohet lëvizja para e as kthimi prapa.
Pra komunikacioni nuk është duke u zhvilluar në asnjërën anë të vendkalimit kufitar dhe kolona të gjatë të automjeteve janë formuar si nga drejtimi i Kosovës për në Serbi, ashtu edhe në drejtim të Kosovës nga Serbia, bëjnë me dije burimet e IndeksOnline.