LRF e Pejës: Klubet të mos bien pre e lajmeve të rrejshme, FFK është në proces të licencimit

Edhe Lidhja Rajonale e Futbollit të Pejës ka reaguar ndaj lajmeve për moslicencimin e FFK-së nga ana e ministrisë. Kjo LRF i ka quajtur spekulime zërat e tillë në një postim në faqen e saj në facebook.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Lidhja Rajonale e Futbollit Peje,shprehe shqetsimin e vet lidhur me lajmet e pa verteta kundrejt mos licencimit te FFK-s.

LRF Peje kerkon nga gjitha ekipet e regjiont te qendrojn te qeta, FFK eshte ne rrugen e drejt per licencim ne MKRS.

Lusim klubet e futbollit qe mos te bijn preh e asnje lajmi te rejshem qe dirigjohet nga X persona qe skan te bejne fare me MKRS.

Procesi i licencimit eshte duke vazhduar dhe jemi ne drejtimin e duhur qe ti mbyllim keto lajme te pa verteta kundrejt mos licenctimit te FFK-s. Keto tentime dashakeqe nuk do te arrijn te na ndajn, perkundrazi vetem sa do te na forcojn ne rrugen tone te perbashket.

Ne si LRF Peje jemi te bashkuar me te gjithe Lidhjet Rajonale te Futbollit te Kosoves ne iden e regullsis se FFK-s.

Me respekt,

LRF Peje