“Nënë, jemi në gjysmëfinale të Botërorit”, emocionon lojtari maroken

Maroko ka shkruar historinë duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhtën Portugalinë me rezultat, 1:0. Golin e fitores për Marokun e shënoi Youssef En Nesyri. Ai realizoi me kokë në minutën e 42-të, transmeton Korrespodenti.

Pas fitores së madhe ndaj Portugalisë dhe kalimit të marokut në gjysmëfinale, futbollisti Sofiane Boufal e ka festuar fitoren me nënën e tij, e cila ishte e pranishmë në stadium për ta shikur ndeshjen e të birit. Ditë më parë, pasi Maroko kishte eliminuar Spanjën, trajneri Kosovar Ismet Munishi kishte uruar lojtarin maroken duke shkruar se “Xheneti është nën këmbët e nënës”.