Ministri Çeku po e dëmton rëndë futbollin, me apo pa vetëdijen e tijë, a po pret ta ndali UEFA e FIFA?!

Me një shumicë të fuqishme votash të KE të Federatës së Futbollit të Kosovës, në Panverën që lam pas u zgjodh për herë të parë në një mandat të plotë, si i pari i kësaj federata, z. Agim Ademi.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm e na kujtohet lufta e ashpër e speciale për ta demtuar integritetin e kryetarit Ademi, madje edhe duke tentuar të fusin në lojë në mënyrë manipulative edhe trashëgimtarë të figurave emblematike të futbollit, sikur rasti me djalin e legjendës Fadil Vokrri, të cilin e kishin përdor si “mish për top”, duke e nxitë kundër ish-shokut të babait të tijë, ani pse e dini që zgjedhjet në FFK nuk fitohen duke bërtit nëpër studio televizive, por duke mos u lodhë me i dëgju hallet e klubeve, hallet e rajoneve, hallet e futbollistëve e gjyqatrëve e shumë e shumë personave e grupeve të implikuara në futboll.

Frutin e parë, si shenjë se futbolli kosovarë është në rrugën e duhur e kemi rradhitjen e fundit të ligave të rajonit tonë, ku SuperLiga jonë është fuqishëm më mirë se ligat e rajonit. Në lidhje me këtë rezultat, dikush duhet ta kërkojë “fajtorin” në disa pyetje:

*Pse sot referët nuk frigohen të ndajnë drejtësinë në asnjërin nga stadiumet e vendit tonë, kush dhe si u krijuan kushtet që as futbollistët e as publiku nuk i kërrcënon më referët?
*Pse sot secili klub mund ta masë efikasitetin e secilit prej futbollistëve të saj, rrjedhimisht e organizon më mirë secilën ndeshje, kush i siguroi katapultat për ekipet?
*Pse sot të gjithë futbollistët/et e kanë më të lehtë performancën si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje, kur e dijnë se sigurimet shëndetësore i kanë të mbuluara në rast lendimi, kush i siguroi këto?

Janë këto pak pyetje që gjithkush që dëshiron të merret me Federatën e Futbollit të Kosovës, së pari t’ia shtrojë vehtes, e pastaj marrjen e përgjigjeve e ka të lehtë.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës, si dhe ministri Çeku, në fillim u duk sikur po iu bashkoheshin “frontit” opozitarë të futbollit, themi kundër futbollit e jo kundër Ademit pasi që në fund të fundit e pamë që thuajse i gjithë komuniteti i futbollit ishte prapa z. Ademi, e pastaj, ministria u tregua e arsyeshme, duke mos ndërhyrë brutalisht në procesin demokratik e të njohur si krejtësisht të rregullt nga UEFA e FIFA.

Megjithatë, së fundi kemi parë një “ofanzivë” të pashpjegueshme, të cuditshme nga ana e e Ministrisë, nga ana e shtetit për të futur nën kontrollë institucionin më të lartë të lartë të futbollit në vend, FFK-në e cila nuk e merr as edhe një cent nga shteti i Republikës së Kosovës, madje edhe ato që ndahen zakonisht nga MKRS-ja, FFK i refuzon, duke u dhënë hapsirë federatave tjera që të përfitojnë.

Për të qenë të sinqert, ministri Çeku disa herë është shprehur se nuk është se “merr vesh” for nga futbolli, apo nga sporti, por, pastaj qështja shtrohet se cilat janë qëllimet e atyre që po e këshillojnë z. Çeku, me apo pa vetëdije z. Çeku po iu shërben grupeve të caktuara të cilat sic po duket po duan ta vazhdojnë luftën kundër të parit të FFK-së, z. Ademi.

I kemi parë së fundit disa paraqitje të z. ministër ku haptazi e “kërrcënon” FFK-në dhe futbollin në përgjithësi se nuk do ta akreditojë, e duke u munduar të iu qojë mesazh klubeve se do të mbesin pa sponzor, a po tentohet që të futet në kontrollë të shtetit edhe futbolli, apo po tentohet të futet në kontroll edhe z. Ademi, e në anën tjetër a e dijnë personat në ministri se përzierja e politikës në futboll, dënohet ashpër nga UEFA e FIFA, e kemi parë rastin e fundit në Shqipëri, kur z. Çeferin u detyrua të zbarojë personalisht në Tiranë, për ta dhënë fuqishëm mesazhin e tij POLITIKA DUART LARGË NGA FUTBOLLI.
Janë edhe elemente të tjera që bëjnë me kuptu se ekziston një “luftë” e hapur kundër FFK-së dhe z. Ademi, përveq asaj se përshkak të FFK-së, edhe federatat tjera janë detyruar që të sjellin dokumente që nuk kërkohen as kur hyn në institucione shtetërore, e lëre më që FFK është OJQ dhe nuk merr financa nga shteti.

Së fundi, pa ndonjë kërkesë apo vëretje nga UEFA e FIFA, për të përmbushur apetitet e grupeve të caktuara, është ngritur task forcë e veqantë kundër FFK-së, si në dogana, atk e tek krimet ekonomike.

Të gjitha këto elemente, japin sinjale të qarta se dikush ka një qëllim të vetëm, ta kap Federatën e Futbollit të Kosovës, e këtë qëllim, me sa duket mund ta arrijnë vetëm duke e futur në burg të parin e kësaj federate, z. Agim Ademi, sepse në forma tjera, sikurse duke tentu ta përlyejn emrin e tijë nëpër studio televizive dështuan, njërëzit e futbollit e duan dhe këtë e dëshmuan me votë në ditën e zgjedhjeve.