EKSKLUZIVE: Flet “Dardani” më i ri i kombëtares së Kosovës, iu qon porosi atyre që hezitojnë të luajnë për atdhen

Gjate dites se sotme, Federata e Futbollit te Kosoves ka bere nje njoftim te rendesishem ne lidhje me prurjen me te re te “Dardaneve”, ishte pikerisht presidenti i FFK, z. Agim Ademi bashke me z. Muharrem Sahiti te cilet e dhane lajmin e rendesishem per futbollistin e Frankfurtit, i cili pritet ti bashkohet kombetares se Kosoves.

Menjehere pas kumtimit te lajmit nga ana e FFK, ne nje bisede ekskluzive per “Presheva Jone” ka folur vet Dritani, i cili shprehet se eshte entuziast me vendimin e tij per te mbrojtur ngjyrat e Kosoves, atdhuet te tij.

Dritani eshte shprehur se ka qene i vendosur me fillim qe te perfaqesoje vendlindjen e babait te tij dhe se per kete gje ndihet krenare si dhe se do te jete i perkushtuar ta jap 100%, perhere kur luan para bashkekombasve te tije.

“Me njerezit e Federates se Futbollit te Kosoves jemi ne kontakt tash e me shume se nje vit ndoshta, ka kohe qe e kam ndare mendjen, por po prisnim momentin e duhur. Une jam jashtezakonisht i kenaqur me qasjen qe e ka pasur fedetata e Kosoves ne raport me mua, konkretisht presidenti z. Ademi i cili mund te them se ka qene eshte njeri nga arsyet qe e kam pasur me te lehte ta zgjedh Kosoven, dje jemi takuar dhe ka qene takim teper i ngroht”, eshte shprehur “Dardani” me i ri.

Maqkaj gjithashtu ka folur edhe per emocionet te cilat i ka tash kur veq eshte percaktuar per Kosoven perfundimisht duke treguar se eshte jashtezakonisht i kenaqur, madje z. Maqkaj ka edhe nje mesazh per bashkepatriotet e tij te tjere qe po kane dilema nese duhet apo jo ti bashkohen Kosoves.

“Une jam nje shqiptar, babi im eshte shqiptar ndersa nena ime gjermane. Jam edukuar ne frymen shqiptare nga babi por nuk me ka munduar asnjehere as perkrahje e nanes, keshtu qe vendimi im per te luajtur per Kosoven mund te them se ka qene nje permbushje per te gjithe, si per prinderit ashtu edhe per vellezerit e mije, shpresoj qe tash e tutje ti bej krenare ne fushe. Secili i din e i ka arsyet e tij, por, mua me vjen keq per ata shqiptare qe nuk i bashkohen Kosoves, ne duhet te japim dicka per atdheun tone te perbashket. I ftoj te gjithe talentet shqiptare te Kosoves qe te shkojme te Kosova, ta bejme krenare popullin tone, qe ka nevoj aq shume per lavdi e suksese”, eshte shprehur talenti Dritan Maqkaj.