Përfaqësuesja e Kosovës e gatshme për sfidat e radhës në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës po kryen përgatitjet e fundit para ndeshjeve të shtatorit ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros në Ligën e Kombeve. 

Faqja zyrtare e FFK-së ka publikuar një fotografi ku shihen futbollistët dhe stafi së bashku me disa anëtarë të tifogrupit “Dardanët”, për të treguar se janë të bashkuar para sfidave të muajit shtator, shkruan Gazeta Olle.

FFK-ja në postimin e shpërndarë ka shkruar se çelësi i suksesit për Kombëtaren janë harmonia dhe përkushtimi për Kosovën.

“Të bashkuar për Kosovën. Të bashkuar për sukseset e radhës. Ekipi kombëtar dhe tifozët Dardanët me padurim presim sfidat e radhës në Ligën e Kombeve  si dhe tërheqjen e shortit për kualifikimet e Euro 2024. Harmonia dhe përkushtimi për Kombëtaren është çelësi i suksesit”, ka shkruar FFK-ja në faqen zyrtare në Facebook.