Sigal Uniqa sponsor gjeneral i Superligës së femrave 

Federata e Futbollit e Kosovës, sot, ka nënshkruar edhe një marrëveshje të re bashkëpunimi tejet me rëndësi. Kompania e sigurimeve “Sigal Uniqua Group Austria”, e cila tash e një kohë është partnere e FFK-së, do të jetë zyrtarisht sponsor gjeneral i Superligës së femrave në futbollin kosovar dhe nga sot e tutje kjo ligë do të emërtohet Sigal Superliga e femrave.
Marrëveshjen e sponsorizimit e nënshkruan presidenti Agim Ademit dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë Sigal Uniqa Group Austria, Avni Ponari.
Futbolli i femrave është një nga prioritetet kryesore të këtij katërvjeçari të presidentit Ademi, andaj do të punohet në vazhdimësi për krijimin e kushteve sa më të mira dhe përkrahja dhe përkushtimi nuk do të mungojë.
Nga ana tjetër edhe drejtori i Sigal-it, Avni Ponari u shpreh i lumtur për mundësinë e bashkëpunimit me FFK-në dhe për kontributin që kjo kompani do ta jepë në zhvillimin e futbollit të femrave në vendin tonë.