U tha që UEFA do t’i ndajë 600 mijë euro për klubet kosovare, lajmi demantohet nga gazetari i ATV-së, ja si është e vërteta

Hyrja e Ballkanit në grupet e Conferencë Ligë do të pasurojë jashtëzakonisht shumë arkën e klubit nga Suhareka.

Megjithatë, sipas gazetarit të ATV-së, Ylber Kelmendi, klubet kosovare nuk do të përfitojnë të holla nga ky sukses.

Sipas Kelmendit, lajmi që UEFA ka nda 600 mijë euro për klubet kosovare është i pavërtete.

Ky është shkrimi i tij në rrjetin social facebook.

Sa per info
Uefa nuk ndan asnje euro per klubet kosovare veç pse Ballkani eshte futur ne grupet e Konference Lige.
Uefa edhe vitin e kaluar i ka nda 598 mije euro per FFK, para keto qe i ndahen klubeve qe punojne me shume me gjeneratat e reja.
Suksesit te Ballkanit ia sheh hajrin Superliga, e cila ngritet ne ranglisten e UEFA-se. Po para direkt klubet nuk marrin.
Eshte mire qe opinoni mos te ushqehet me lajme te paverteta.