Sot në Gjakovë është gjetur pa shenja jetë një burrë i moshës 49 vjeçare.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka thënë se policia ishte informuar për dyshimet që një person i vdekur, gjendet në atë barakë.
Më pas njësitet mjekësore në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se 49 vjeçari ishte pa shenja jete.
“Sot rreth orës 04:00 është pranuar informacion se në rrugën “Dedë Gjon Luli” në Gjakovë një person mashkull lindur në vitin 1973, në një barakë, dyshohej se ishte i vdekur. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Elezaj.