Dua Lipa nuk ka treguar sesi do të vishet sonte për performancën e saj në Sunny Hill Festival.
Në konferencën për media bashkë me babanë e saj Dukagjin Lipa dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ajo tha se nuk mund ta zbulojë veshjen, por njëkohësisht zbuloi se është shumë speciale.
“Nuk bon me kallxu çka do të veshi. Është shumë speciale dhe është krijuar veç për performancën në Prishtinë. Është ndjesi shumë e mirë të performojë në Prishtinë, s’ka ndjenjë më të mirë. Mezi po pres me i ndje emocionet para se të dalë në skenë”, tha ajo