Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka takuar në Ulqin, Florim Zukën, ish presidentin e SC Gjilanit, i cili u largua dy ditë më parë nga drejtimi i “Skifterave”.
Postimi i plotë i Agim Ademit në Facebook:
Sot në vilën e tij në Buna të Ulqinit e takova Florim Zukën (Talin), ku biseduam rreth largimit të tij nga SC Gjilani. Ai e shpjegoj arsyen e largimit nga posti i kryetarit të klubit dhe planet e mëtutjeshme.
Shpreha keqardhjen time që nga futbolli kosovar u largua një investitor i madh, i cili do t’i mungojë shumë qytetit dhe FC Gjilanit.
Tali për 5 vjet e gjysmë e udhëhoqi me sukses SC Gjilanin dhe investoi shumë i vetëm, prandaj mungesa e tij do të jetë e madhe te klubi dhe tek tifozët “Skifterat”.
Talin e falënderoj për atë që i dha klubit dhe futbollit kosovar gjatë kësaj periudhe dhe i uroj suksese të vazhdueshme në bizneset e tij, me shpresë që edhe në të ardhmen do të jetë anëtar i familjes së madhe të futbollit.
Ndërkaq, SC Gjilanit i uroj riorganizim sa më të shpejtë dhe rrugëtim të sukseseshëm edhe në të ardhmen.
#BashkëPërFutbollin