Ka pëfunduar turneu i futbollit “Shpresa për Jetimët” i cili është mbajtur në Gjermani.
“FC Hoti” me futbollistë nga Kosova ka triumfuar në turneun bamirës “Shpresa për Jetimët” që sot është mbajtë në Ingolstadt të Gjermanisë, e të cilin nga afër e ka ndjekur edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi.
Në finale, “FC Hoti” ka shënuar fitore ndaj Lackirenzentrum, me rezultat 3:0. Të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga ky turne do t’i dedikohen shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”/ kolonamedia.info