Bayern Munich e ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Barcelonës për sulmuesin polak, Robert Lewandowski.
Në bazë të asaj që raporton Sport Bild, oferta e “blaugranave” ishte 40 milionë euro, plus pesë milionë euro bonuse.
Bavarezët ende nuk po pajtohen me idenë e ikjes së polakut nga “Allianz Arena”, andaj duan ta mbajnë “me hir ose pahir” në skuadër.
Vetë lojtari deklaroi se dëshiron të ndërrojë ambient, por kërkesa e tij aktualisht po has në veshë të shurdhër.