Nga sot, shtetet e BE-së do t’i njohin certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Kosova.
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Po ashtu do të njihen edhe testet dhe ceritifikatat e shërimit.
“Nga sot, BE-ja do të fillojë të pranojë certifikatat e vaksinimit, testit dhe shërimit të COVID-19 të lëshuara nga Kosova. Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit. BE-ja ka financuar zhvillimin e tyre”, thuhet në njoftimin e BE-së.