Ish konkurrentja e edicionit të dytë të “Për’puthen”, Jasmin Kadriu, vazhdon e komentohet në media.
Lidhja e saj me Andi Artanin, u përfol shumë, dhe vazhdojnë e përfolen me “thumbimet” e tyre ndaj njëri-tjetrit.
Edhe pse lidhja e tyre ka marrë fund, pothuajse secili detaj i vogël merret si kundërpërgjigje.
Së fundi është Jasmina ajo e cila ka postuar një video në ‘TikTok’, ku është përshtatur me trendin e fundit në këtë rrjet social, ku duhet të tregosh arsyen pse je ndarë nga i dashuri.
Jasmina ka përdor një term goxha të rëndë në këtë rast.
“Nuk na eci lidhja, unë p***some, ai p***.”, ka shkruar ish konkurrentja.
Nuk dihet nëse ky është direkt një “thumbim” drejt Andit, por lidhja e vetme që publiku e di për ish konkurrenten është pikërisht kjo.