177 raste të reja me COVID-19, IKSHPK me porosi për qytetarët

177 raste të reja të të infektuarve me COVID-19 janë konfirmuar gjatë ditës së sotme.

Ditëve të fundit në vend, por edhe në rajon ka patur një ngritje të numrit të përgjithshëm të të infektuarve me koronavirus.

Si pasojë, situata duket se është përkeqësuar krahasuar me muajt e kaluar.

Lidhur me këtë, Institutit Kombëtarë Shëndetësorë Publik i Kosovës ka porositur qytetarët që të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen.

Gjithashtu u tha se në vende të ndryshme të botës po regjistrohen raste të shumta me COVID-19 dhe se pandemia nuk ka përfunduar, transmeton lajmi.net.

“Të nderuar qytetarë!. Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!.Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.Fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.”, u tha nga IKSHPK.

Përpos kësaj u theksua se IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19.

Ndryshe ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka njoftuar se në rast të rritjes edhe më te për të këtyre rasteve ekziston mundësia e kthimit të masave antiCOVID.