Përfundon manifestimi në Gazimestan, serbët shpërndahen qetazi

Ka përfunduar manifestimi i serbëve në Gazimestan te monumenti i heronjëv.

Ata janë shpërndarë të qetë pas shërbimit që u krye aty nga Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije, raporton Kosovo Online.

Gjatë qëndrimit atje serbët kanë shpalosur flamujt e Serbisë dhe kanë kënduar këngë nacionaliste.

Policia e Kosovës ka qenë prezente për të siguruar mbarëvajtjen e organizimit, teksa disa serbë i ka kthyer mbrapsht pasi me vete mbanin simbole me mesazhe nacionaliste.