Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare aktori turk Cuneyt Arkin, i njohur si “Karamurati”

Cuneyt Arkin, një nga aktorët më të njohur në historinë e kinematografisë turke, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

I njëjti ishte sëmurë, ndërkohë që iu dha trajtim mjekësor në një spital privat në lagjen Besiktas të Stambollit.

Aktori u nda nga jeta i rrethuar me familjarët e tij, gruan Betul Cureklibatir si dhe të afërmit e tjerë.

Cuneyt Arkin (Foto: DHA)

Sipas deklaratave të spitalit, Arkin vdiq për shkak të arrestit të papritur kardiak.

Aktori veteran portretizoi një gamë të gjerë karakteresh, nga ai i një zotëri elegant deri te luftëtarët turq, pushtuesit e hapësirës dhe shefat e policisë gjatë gjithë karrierës së tij në Yesilçam.

Një nga filmat e tij më të njohur ishte filmi i vitit 1982 “The Man Who Saved the World”.

Ai lindi Fahrettin Cureklibatır më 8 shtator 1937, në një familje të varfër rurale në Eskisehir në Turqinë perëndimore.

Cuneyt Arkin (Foto: Arkiv)

Pas vitesh edukimi mjekësor, Fahrettin “Cuneyt Arkin” Cureklibatur u përpoq të bëhej një shkrimtar i tregimeve të shkurtra.

Arin përfundoi shërbimin e tij ushtarak në Eskisehir ku u takua me regjisorin Halit Refig. Pasi punoi për disa kohë si mjek dhe mbaroi detyrën ushtarake, ai iu bashkua një konkursi të mbajtur nga revista ‘Artist’. Ai fitoi konkursin dhe filloi karrierën e tij të aktrimit.

Pasi hyri në kinemanë turke, ai bërë rreth 30 filma në dy vitet e tij të para, gjë që nuk ishte e pazakontë në ditët e para të industrisë së filmit turk.

Cuneyt Arkin (Foto: Arkiv)

Nga interpretimi i të rinjve pasionantë të pashëm në romanca deri te luajtja në trillera aksion, filma historikë, komedi dhe fantashkencë, ai do të përfshinte një repertor të madh gjatë gjithë karrierës së tij.

I ndjeri ka marrë çmime të ndryshme gjatë karrierës së tij. Megjithatë, çmimi i vërtetë për të është admirimi i pafund nga njerëzit e çdo brezi.

Cuneyt Arkin (Foto: Arkiv)