Lajçak viziton nesër Serbinë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak do të udhëtojë nesër për në Beograd ku do të qëndrojë deri më 1 korrik.

Gjatë vizitës së tij, Lajçak do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, kryeparlamentarin Daçiq si dhe me liderë të opozitës parlamentare e përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Serbi.

Lajçak nisi dje vizitën e tij fillimisht në Kosovë, ku u takua me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, me të cilin biseduan për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve Kosovë-Serbi, qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit të dialogut në Bruksel, parimet, vlerat dhe synimin e këtij procesi.

Në anën tjetër, Lajçak ka zhvilluar sot në Kosovë takime edhe me liderët e opozitës, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.