Vera është e paimagjinueshme pa to: Çdo femër me stil duhet t’i ketë këto 10 pjesë veshjesh në gardërobën e vet!

Pjesët hit të veshjeve të sezonit.

Disenjatorët e modës kanë krijuar tashmë listën e duhur për këtë verë.

Revytë e njëqind disenjatorëve më me ndikim në muajt e fundit kanë vendosur tashmë standardet se çfarë do të vishet këtë sezon.

Nëse nuk e keni bërë tashmë, patjetër duhet tʹi keni këto pjesë:

1. Një fustan i gjatë boho

Edhe këtë sezon stili boho është në trend. Duhet të keni të paktën një fustan.

2. Sandale të bardha

Sandalet dhe vera janë një kombinim që nuk ka konkurrencë. Ky model i përshtatet çdo stili dhe është i mrekullueshëm si për variantet e ditës ashtu edhe për ato të mbrëmjes.

3. Çanta jeshile

E gjelbra është veçuar si ngjyra kryesore e sezonit dhe një çantë në këtë nuancë do të bëjë çdo stil më interesant.

4. Bermudet

Janë rikthyer sërish në skenën e modës dhe duhet ta pranojmë se duken vërtet të fuqishme te çdo femër. Të kombinuara me taka të larta dhe një këmishë janë një hit i plotë.

5. Këmisha e bardhë

Është një pjesë që pavarësisht sezonit duhet ta gjejmë në gardërobën e çdo femre me stil. Aq e thjeshtë dhe aq efektive.

6. Fundi xhins

Një pjesë bazë që përshtatet shumë lehtë dhe duket e mrekullueshme për zonjat e të gjitha brezave.

7. Shami flokësh

Aksesorët e flokëve janë shumë të pëlqyer edhe këtë vit, dhe shalli është i mrekullueshëm për ato ditë kur nuk keni shumë kohë për ta rregulluar dhe dëshironi të lini përshtypje të mira.

8. Pantallona me lule

Modeli që dominon këtë verë është padyshim me lule.

9. Syzet e mëdha

Kornizat e mëdha janë sërish në trend.

10. Çanta e thurur

Një pjesë shumë praktike. Mund të merret në punë, dalje, plazh…