Shtie me armë zjarri në një lokal në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shtënë me armë zjarri në një lokal.

I dyshuari ka shtënë në drejtim të dyshemesë, ndërsa policia ka bërë të ditur se nuk ka pasur të lënduar nga rasti.

“Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë . Në konsultim me prokurorin, pasi iu nënshtrua procedurave të parapara i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton më tej policia përmes raportit 24 orësh.