Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot do ta presë në zyrë Emisarin Special të Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak do të qëndrojë në Kosovë për një vizitë zyrtare, derisa ai do të takohet me krerë të lartë institucional.
Ky takim i Kurtit me Lajçak vjen pak ditë pasi u nënshkrua udhëzuesi i marrëveshjes për energjinë midis Kosovës dhe Serbisë që do të bëjë të mundur faturimin e shpenzimit të energjisë në veri të Mitrovicës.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila e kishte kritikuar marrëveshjen për energjinë, për të cilën kishte organizuar edhe protesta – e nënshkroi po të njëjtën duke thënë se tash është e mirë.
Mbetet të shihet nëse ky takim i Kurtit me Lajçak do të jetë si falënderim për këtë të fundit për ndërmjetësim, apo për fillimin e negociimit për ndonjë marrëveshje të radhës.