Bashkëpunimet këtë verë kanë gjetur një vend tejet të veçantë.
Pothuajse emrat më të pëlqyer të publikut kanë bashkuar forcat duke sjellur hite.
Së fundi një bashkëpunim që pritet të rikthehet në hitë është edhe bashkëpunimi i Dhurata Dorës me Elvana Gjatës.
Ato ka pak kohë prej kur kanë paralajmëruar projektin e tyre.
Dyshja shihet se janë drejt finalizimit dhe janë duke e realizuar videoklipin.
Ka qenë Elvana ajo që e ka postuar një video në profilin e saj të ‘Instagramit’ ku janë shfaqur dy këngëtaret duke paralajmëruar fansat të përgatiten për surprizën që po sjellin.
Të dy artistet janë shfaqur të veshura pothuajse njësoj me veshje, po ashtu edhe flokë dhe grimin duken si binjake.
Duket se edhe klipi do të jetë tejet i bukur.