Tahiri, Kurtit: Jeni mashtrues, Trusti s’iu nevojitet milionerëve por punëtorëve të sektorit privat

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur kryeministrin Albin mjeshtër të manipulimit të opinionit publik.

Ai gjithashtu e ka kritikuar Kurtin që nuk ka ndërmarrë asnjë vendim për të lehtësuar jetën e qytetarëve.

“Ju jeni mjeshtër i manipulimit i opinionit publik me inteligjencën tuaj. Ju po flisni për shkatërrimin e fondi pensonal… Në qoftë se ju mendoni se situata është e tillë që vetëm të numëroni në vend e të mos merrni vendim, është gabim shumë i madh. Ju nuk e keni marrë asnjë vendim për lehtësimin e jetës së qytetarëve”.

“Ne jemi çmend e nuk e dijmë që pensioni nevojitet në pleqëri. A po mendoni se ne nuk e dimë që fondi duhet të shfrytëzohet pas 65 vjetësh. Kërkoj prej teje që në këtë seancë të reflektosh mbi gjendjen ekonomike në vend. Është jashtëzakonisht e keqe.”

Tahiri gjithashtu theksoi se punëtorët e sektorit privat janë ata që i’u nevojitet më së shumti Trusti, e jo milionerët siç ka pandehur Kurti.

“Keni thënë se përfitojnë milionerët, po ata nuk janë në zor për Trust. Në zor janë punëtorët e sektorit privat.”

“I ke blloku investimet kapitale, e ke blloku secilin investim e institucion, mbi të gjitha e ke koncentrua pushtetin në disa njerëz nuk janë duke i bërë hajër Kosovës, janë duke e dëmtua Kosovën”.