Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, po shijon pushimin e tij përtej angazhimeve me futboll.
Para kthimit në një sezon të ri në Itali, ai ka nisur pushimin e tij disa ditorë.
Ai ka zgjedhur Greqinë si destinacion të pushimeve, ndërkohë që raportohet se është në shoqërinë e të dashurës, Matea Beslic, e cila mban edhe postin e presidentes së klubit të femrave në Kroaci, ZNK Hajduk Split.
Ismajli dhe Beslic thuhet se janë njohur në Kroaci në kohën kur futbollisti shqiptar për katër vite ishte pjesë e Hajdukut.
Por përtej, kësaj ata nuk kanë konfirmuar lidhjen e tyre.