Macron në takim të ndarë me presidentin serb

Tashmë ka përfunduar Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili u zhvillua sot në Bruksel.

Pas deklarimeve të shumta, ky Samit ka përfunduar me realizimin e një fotografie të përbashkët të të gjithë liderëve.

Pas përfundimit të këtij Samiti, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se ka patur një takim dypalësh me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ndryshe takimi BE-Ballkani Perëndimor zgjati prej më shumë se tri orë dhe tema kryesore e diskutimit ishte mënyrat e forcimit të integrimit të rajonit në BE, transmeton lajmi.net.

Ndryshe Kosova është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani, e cila ndër të tjerash theksoi se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave pasi kushtet për këtë janë plotësuar që moti.